Ekipi i ish-Presidentit Hashim Thaçi e ka rikthyer në Facebook një postim të tij të publikuar më 27 nëntor 2019, ku e uronte ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Thaçi thoshte se liria, shteti i pavarur dhe ushtria “po na japin identitetin dhe krenarinë e lirisë dhe demokracisë”.
"Jemi bashkë, ashtu siç kemi qenë gjithmonë. Siç kanë qenë edhe breza të tërë para nesh. Bashkë në ditë të vështira dhe në ditë të mira!”, shkruante Thaçi para 7 vitesh.
Hashim Thaçi kishte qenë President i Kosovës kur kishte nisur transformimi i FSK-së në ushtri, pasi që Kuvendi i Kosovës miratoi ligjet për zgjerimin e mandatit të saj.
Thaçi që nga 5 nëntori i vitit 2020 është në qendrën e paraburgimit në Hagë. Më 16 nëntor 2026, u dënua në shkallë të parë nga Gjykata Speciale me 25 vjet burgim për krime lufte.










