Për të tretën ditë me radhë, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vizituar familjen e tij në Prishtinë me një leje speciale nga Gjykata Speciale. I shoqëruar nga forca të shumta të EULEX dhe të Dhomave të Specializuara, Krasniqi është parë edhe mëngjesin e kësaj së premte (20 nëntor) tek hyjë në banesën e tij në kryeqytet.
Sipas informacioneve të deritanishme, bashkëshortja e Krasniqit është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Për shkak të arsyeve të rëndësishme humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të organizojë një vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë për Jakup Krasniqin”, ka thënë Gjykata Speciale.
Jakup Krasniqi është i dënuar me 25 vjet burg nga Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara.










