Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ia ka përcjellë rezultatet e mostrave të marra në muajin maj të qumështit nga Qumështorja “Vita”, kësaj kompanie.

Në bazë të rezultateve të publikuara nga vetë ata, del se në mostrat e majit, AUV-i nuk kishte hasur në vaj palme apo qumësht pluhur.

Ndërsa nga mostrat e marra më 2 korrik, pas inspektimit të të cilave kompania mori vendim që përkohësisht të ndalojë punën, pritet që rezultatet e tyre të dalin më 13 korrik, ndërsa deri në këtë datë, Vita do të vazhdojë mbledhjen e qumështit.

Kjo, në bazë të një marrëveshjeje të arritur mes kompanisë dhe ministrit të Bujqësisë, Armend Muja

“Gjatë takimit të sotëm ndërmjet përfaqësuesve të fermerëve, ministrit dhe përfaqësuesit të Qumështores Vita, ne si Qumështore Vita u dakorduam që të vazhdojë përkohësisht mbledhja e qumështit nga fermerët. Këtë vendim e kemi marrë për hir të fermerëve dhe për shkak se ministri Muja premtoi se rezultatet e analizave të mostrave të marra më datë 02.07.2026 do të publikohen jo më larg se 13.07.2026, ndërsa deri në këtë datë, Vita do të vazhdojë mbledhjen e qumështit”, u tha ndër të tjera në njoftimin e Qumështores Vita.

Në njoftimin e kompanisë janë përcjellë edhe dokumentet përkatëse të lëshuara nga institucioni inspektues për mostrat e majit: