Katër persona janë arrestuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt. Ndër ta, ish-vjehrra dhe ish-kunati i saj.
Sic ka raportuar Sinjali, Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, dyshohen për shtytje në vrasjen e Arlinda Zekajt.
Arrestimi i katër personave vjen një muaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Ajo u vra nga kunati i saj me sëpatë më 25 tetor.
Për disa ditë, vrasësi i saj, Albert Sylaj, ishte në arrati.
Arlinda Zekaj kishte kërkuar mbrojtje nga shteti dhe kishte paralajmëruar se mund të vritej, por shteti nuk e kishte mbrojtur.
Pas këtij rasti, qytetarët kanë protestuar për disa ditë me radhë. Ata kanë kërkuar përgjegjësi institucionale për këtë rast, duke kërkuar edhe dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe asaj të Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Por, dorëheqje morale dha vetëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.











