Të mërkurën në Prishtinë është protestuar kundër vrasjes së grave.

Protesta është organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës dhe ka filluar në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Motoja e protestës ishte “Femicidi është urgjencë kombëtare”.

Protesta u mbajt në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Pas grumbullit te sheshi “Zahir Pajaziti”, protestuesit shkuan te objekti i Qeverisë dhe më pas të ai i Ministrisë së Drejtësisë.

Protestuesit, ndër të tjera, po kërkojnë që të bëhen ndryshime në Kodin Penal dhe femicidi të përkufizohet si vepër e veçantë “duke njohur motivin gjinor dhe kontekstin e dhunës që mund t’i paraprijë vrasjes së një gruaje”.

Sipas të dhënave që publikoi Radio Evropa e Lirë, gjatë vitit 2026, në Kosovë kanë qenë mbi 2 mijë raste të dhunës në familje dhe tetë gra të vrara.

Para disa javësh, në Kosovë pati protesta të përditshme në Prishtinë kundër vrasjes së grave.

Ato u nxitën pas vrasjes së Arlinda Zekajt kunati i saj me sëpatë, disa minuta pasi që ishte kthyer nga Policia pasi që kishte denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Arlinda Zekaj kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje nga shteti dhe kishte paralajmëruar se mund të vritej, por shteti nuk e mbrojti.