Policia e Kosovës ka njoftuar se dy serbë dhe një kosovar janë ndaluar në fshatin Tërstenë të Kamenicës, pasi që dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

“Janë ndaluar tre të dyshuar dy meshkuj serb dhe një mashkull kosovar pasi që të njëjtit me automjet dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.