Non Grata SHBA sanksionon gjyqtarin që konfirmoi aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së

Dy gjyqtarë e dy prokurorë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare janë sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Në mesin e tyre është edhe ish-gjyqtari paraprak në rastin e krerëve të UÇK-së në Speciale, Nicolas Guillou.

Non Grata SHBA sanksionon gjyqtarin që konfirmoi aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së

Nicolas Yann Gillou, gjyqtar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj dy gjyqtarëve dhe dy prokurorëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Ndër të sanksionuarit është Nicolas Yann Gillou, gjyqtari paraprak që kishte konfirmuar aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Masat në fjalë, siç ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit, janë ndërmarrë në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 14203, i cili “autorizon sanksione ndaj personave të huaj të përfshirë në veprime të dëmshme nga GJPN, të cilat konsiderohen në kundërshtim me interesat e Shteteve të Bashkuara”.

Sipas seksionit 1(a)(ii)(A) të këtij urdhri, “janë sanksionuar individët që janë përfshirë drejtpërdrejt në përpjekje të GJPN-së për të hetuar, arrestuar, ndaluar apo ndjekur penalisht persona të mbrojtur, pa pëlqimin e shtetit të tyre të shtetësisë”.

Të sanksionuarit janë:

Kimberly Prost, gjyqtare në Dhomën e Gjykimit të GJPN-së.

Nicolas Yann Guillou, gjyqtar në Dhomën e Gjykimit të GJPN-së.

Nazhat Shameem Khan, zëvendësprokurore në GJPN.

Mame Mandiaye Niang, zëvendësprokuror në GJPN.

Sipas njoftimit, gjyqtarja Prost është sanksionuar për rolin e saj në miratimin e hetimeve të GJPN-së ndaj personelit amerikan në Afganistan. Gjyqtari Guillou është sanksionuar për autorizimin e lëshimit të urdhrave të arrestit ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-Ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

“Zëvendësprokurorët Khan dhe Niang janë sanksionuar për vazhdimin e mbështetjes ndaj veprimeve të konsideruara të paligjshme të GJPN-së ndaj Izraelit, përfshirë ruajtjen në fuqi të urdhrave të arrestit për Netanyahu-n dhe Gallant-in që nga marrja e detyrës së tyre në Zyrën e Prokurorit të GJPN-së”, thekson Departamenti Amerikan i Shtetit.

Guillou ishte për katër vjet gjyqtar në Speciale. Ai shërbeu si gjykatës i procedurës paraprake në rastin kundër “katërshes së madhe” të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. 

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin