Sot do të mbahet seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e cila ka filluar që nga 15 prilli e s’ka përfunduar ende.

Seanca e së premtes vjen pas një muaj e gjysmë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese – i treti për këtë proces.

Konstiutuimi i Kuvendit ka ngecur të zgjidhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Seanca e sotme do të fillojë nga ora 10:00.

Në Aktgjykimin që u publikua të mërkurën për çështjen e konstituimit të Kuvendit, u dha deputetëve të Kuvendit 12 ditë kohë për ta përfunduar procesin.