KUSHTETUESJA Nënkryetari serb propozohet nga deputetët shumicë të këtij komuniteti, lejohet votimi ndaras

Kushtetuesja ka vendosur se Kuvendi nuk është konstituuar dhe u ka dhënë kohë 12 ditë deputetëve që ta konstituojnë Kuvendin.

KUSHTETUESJA Nënkryetari serb propozohet nga deputetët shumicë të këtij komuniteti, lejohet votimi ndaras

Kuvendi i Kosovës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka publikuar Aktgjykimin e plotë në lidhje me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Në njoftimin që ka bërë ditë më parë, Kushtetuesja konstatoi se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar pa zgjedhjen e një nënkryetari, në këtë rast atij serb, dhe u ka dhënë kohë deputetëve 12 ditë afat për ta përmbyllur konstituimin.

Ankesa në Kushtetuese ishte bërë nga Lista Serbe, pasi që Dimal Basha, Kryetar i Kuvendit, por edhe Lëvizja Vetëvendosje, e kishte shpallur të konstituuar kuvendin, ndonëse nënkryetari nga radhët e komunitetit serb nuk ishte zgjedhur.

“Gjykata rikujton se nga dispozitat kushtetuese, të Rregullores së Kuvendit dhe praktika gjyqësore e Gjykatës nuk rezulton ndonjë obligim i deputetëve për votimin në pako të nënkryetarëve të Kuvendit, qofshin ata që propozohen nga 3 (tre) grupet më të mëdha parlamentare apo komunitetet që nuk janë shumicë. Në këtë kontekst, duke qenë se votimi në pako nuk është shprehimisht i përcaktuar në Kushtetutë, i njëjti mund të realizohet nëse ka dakordim në mes të grupeve parlamentare apo deputetëve”…, thuhet në aktgjykimin e plotë.

“…Gjykata vëren se bazuar në praktikën parlamentare për zgjedhjen e nënkryetarëve nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë që nga viti 2011, nënkryetarët nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, janë votuar dhe zgjedhur në pako. Kësisoj, Gjykata vlerëson që një procedurë e tillë e votimit mbetet në vullnetin e deputetëve dhe grupeve parlamentare me kushtin që të realizohet zgjedhja e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit”, theksohet tutje.

Gjykata e ka lejuar votimin ndaras për komunitete, pasi që ka vlerësuar se kjo është në vullnetin e deputetëve.

“Gjykata ka thënë mes tjerash se “bazuar në praktikën parlamentare për zgjedhjen e nënkryetarëve nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë që nga viti 2011, nënkryetarët nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, janë votuar dhe zgjedhur në pako. Kësisoj, Gjykata vlerëson që një procedurë e tillë e votimit mbetet në vullnetin e deputetëve dhe grupeve parlamentare me kushtin që të realizohet zgjedhja e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në vendim.

Gjithashtu, Kushtetuesja ka bërë të ditur se propozimi për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit jo shumicë serb duhet të bëhet nga grupi më i madh i deputetëve të këtij komuniteti.

“Nga si më sipër, Gjykata nënvizon se propozimi për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, në rastin konkret, të komunitetit Serb, duhet që të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb”, theksohet në vendim.

LAJME

“QITNI SUBVENCIONET” Ministria e Bujqësisë ende nuk ua ka dhënë paratë mijëra fermerëve përfitues

REZERVAT SHTETËRORE “Rozeta Hajdari është dhe ndjehet fajtore”

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

FAKT YOU

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos