ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës ka emëruar për drejtore motrën e Prokurorit që hetonte rastin e keqpërdorimit të votave në Mitrovicë.

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

Remzie Tmava-Tupella dhe Faton Peci

Faton Peci, kryetar i Komunës së Mitrovicës, ka emëruar në pozitën e drejtores për Bujqësi dhe Zhvillim Rajonal, Remzie Tmava-Tupellën, e cila është motra e prokurorit, Sahit Tmava, që hetonte rastin e keqpërdorimit me vota në Mitrovicë.

Gjatë verifikimit të votave në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Mitrovicë ishin gjetur fletëvotime me numra serikë që nuk i përkisnin klasave dhe shkollave ku ato ishin të vendosura.

Prokuroria kishte urdhëruar ndërprerjen e numërimit, deri kur prokurori i rastit u ndërrua. Rastin e mori në dorë prokurori Tmava, i cili urdhëroi rifillimin e numërimit.

Dje, më 16 janar, Peci emëroi për nënkryetar të Komunës, Enis Osmanin, këshilltarin e tij politik që ishte dënuar për vjedhje votash në vitin 2017.

Veç Osmanit, Peci në kabinetin e tij ka edhe një tjetër person që ka pasur probleme me ligjin. Drejtori i tij për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Ramadan Beshiri, sipas aktgjykimit që ka siguruar VOX Kosova, ishte dënuar për drogë. Atij i ishin shqiptuar 6 muaj burgim dhe 600 euro gjobë për “posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Faton Peci fitoi zgjedhjet për Kryetar të Mitrovicës dhe la pozitën e Ministrit të Bujqësisë në Qeverinë e Albin Kurtit. Gjatë punës së tij si ministër, Peci është apostrofuar shpesh për shkelje të ligjit, skandale korruptive e emërime me nepotizëm.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin