Ulrëtija për triumfin e Faton Pecit në garën për kryetar të Mitrovicës, iu shpërblye Enis Osmanit me pozitën e nënkryetarit të komunës atje.
Dënimi për vjedhje të votave rezultoi të mos ishte pengesë për Faton Pecin që Enis Osmanin ta emërojë si zëvendësin e parë.
Gjykata e kishte shpallur Osmanin fajtor për vjedhje të votave. Ai kishte falsifikuar rezultatet në zgjedhjet e vitit 2017 në shkollën fillore “Xhevat Jusufi” në Mitrovicë.
Për këtë, ai madje kishte pranuar fajësinë dhe ishte dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobë.
I apasionuar pas njerëzve të dënuar por që i rrinë në krah, Peci pritet që në pozitën e Drejtorit Komunal të Punës dhe Mirëqenies Sociale, ta emërojë Ramadan Beshirin.
Ky i fundit, sipas aktgjykimit që ka siguruar VOX Kosova, ishte dënuar për drogë.
Atij i shqiptuar 6 muaj burgim dhe 600 euro gjobë për “posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
VOX Kosovës, Beshiri i tha se gjithçka kishte ndodhur në kohën kur ky merrej me muzikë. Por, s’e sheh problem që tani të bëhet drejtor.
Në komunën e Mitrovicës, nën udhëheqjen e Faton Pecit përvoja penale nuk është pengesë, por kualifikim shtesë për poste publike.
Dhe këtë, po e aplikon personi që u largua nga Ministria e Bujqësisë në hijen e shumë aferave korruptive