Arbërie Nagavci, Shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka përkrahur amendamentet kushtetuese që janë proceduar në Kuvend nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që Presidenti të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët.
“Shprehim mbështetjen e plotë për amendamentet kushtetuese të përcjella sot nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja e vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli”.
Votimi i këtyre amendamenteve, sipas saj, do të kontribuonte “në forcimin e stabilitetit institucional dhe në rritjen e legjitimitetit demokratik të institucionit të Presidentit”.
Ajo ka ftuar të gjithë deputetët e partive politike që të mbështesin dhe të votojnë këto amendamente kushtetuese “në interes të qytetarëve dhe të demokracisë në vend”.









