Ka nisur intervistimi i personave të dyshuar për manipulim të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Mitrovicë të Jugut dhe katër komunat Veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Lajmin për VOX Kosova e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili tregoi se ky proces ka filluar më herët dhe është vazhduar akoma.
Mëngjesin e së dielës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka urdhëruar Hetimet Rajonale që të intervistohen 43 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit të komunave: Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan në lidhje me manipulimin e votave.









