Qëndrimi ndaj Kosovës do të jap përgjigjen nëse Serbia do të shkojë në të ardhmen apo në të kaluarën ka thënë Milo Gjukanoviç, ish-President i Malit të Zi në një plenum solemn në Cetinë, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të rivendosjes së pavarësisë së Malit të Zi.
Këto komente, Gjukanoviç i bëri derisa foli për ndryshimin e pushtetit në Serbi, pasi që Lista Studentore mposhti Aleksandër Vuçiç-in.
Pyetja e parë, sipas Gjukanoviç-it, është nëse Serbia do të ketë Qeverinë e Serbisë, apo Qeverinë e serbëve në rajon.
“Nëse është kjo e dyta, atëherë politika e Vuçiç-it do të vazhdojë. Pyetja e dytë është se cila do të jetë politika e jashtme e Serbisë. Ose Serbia do të përcaktohet të jetë një shtet evropian. Çështja e qëndrimit ndaj Kosovës do të japë përgjigjen nëse Serbia do të shikojë drejt së ardhmes apo do të gërmojë në të kaluarën”, tha Gjukanoviç, raporton “Vijesti”.
Në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, Lista Studentore fitoi bindshëm, duke i dhënë fund regjimit 14 vjeçar të Aleksandër Vuçiç-it.
Por, sa i përket Kosovës, kjo listë nuk ka kurrfarë dallime me Vuçiç-in.
Në një vizitë që e kishin në Kosovë më 8 dhe 9 nëntor, përfaqësuesit e saj, me gjuhë të Vuçiç-it, propaganduan se Kosova “është pjesë e Serbisë”.









