SYTË NGA HAGA Interesim i lartë për të ndjekur në sallë dëshmitë e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale ka njoftuar se ekziston interesim i lartë për ta përcjellë procesin nga galeria e publikut, e cila ndodhet ngjitur me sallën e seancave.

SYTË NGA HAGA Interesim i lartë për të ndjekur në sallë dëshmitë e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së

Haga do të mbushet me qytetarë të Kosovës më 14 dhe 15 shtator. Më 14 shtator, diaspora dhe qytetarë nga Kosova do të mblidhen për një protestë, ndërsa të nesërmen salla e seancave do të nisë ciklin e dëshmive nga mbrojtja.

Për këtë ditë, Gjykata Speciale ka njoftuar se ekziston interesim i lartë për ta përcjellë procesin nga galeria e publikut, e cila ndodhet ngjitur me sallën e seancave.

Përmes një komunikate për media, Gjykata Speciale ka bërë të ditur se për këtë arsye kërkohet regjistrim paraprak.

“Për shkak të interesimit të lartë për seancën, për ta ndjekur atë nga galeria e publikut në mjediset e gjykatës në Hagë, kërkohet regjistrim paraprak. Për t’u regjistruar, dërgoni një mesazh elektronik (email) në adresën [email protected]. Ju lutemi mbani parasysh se vendi juaj konfirmohet vetëm pasi të keni marrë përgjigjen konfirmuese me email. Mesazhet elektronike të konfirmimit do të dërgohen jo më vonë se 11 shtatori 2025”, thuhet në komunikatë.

Në Hagë, në anën e mbrojtjes do të dëshmojnë figura të larta ndërkombëtare që kishin rol vendimtar në lirinë e Kosovës. Deri më tani aty kanë pranuar të jenë ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, ish-ambasadori William Walker dhe ish-kryeadministratori i Kosovës, Bernard Kouchner. Por, ende nuk ka njoftim zyrtar. Pritet që edhe emra të tjerë të rëndësishëm të jenë në sallë për të dhënë dëshminë e tyre, jo vetëm si dëgjues, por si aktorë të drejtpërdrejtë të asaj kohe.

Dëshmitë e mbrojtjes pritet të zgjasin deri nga mesi i nëntorit, ndërsa deri në fund të dhjetorit mbrojtja dhe prokuroria do të paraqesin me shkrim fjalët përmbyllëse. Një vendim i panelit gjyqësor ka gjasa të mos merret këtë vit, por në fillim të vitit 2026.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin