Më 15 shtator do të krijohet një rrethanë e re në Gjykatën Speciale.
Të hënën e javës së tretë të këtij muaji do të fillojë çështja e mbrojtjes.
Vendimi është marrë nga Trupi Gjykues më 25 korrik.
Në vendimin për nisjen e çështjes së mbrojtjes, gjykatësit i kanë dhënë afat avokatëve që të dërgojnë materialet që synojnë t’i paraqesin në gjyq më së largu deri më 15 gusht.
Themeli i aktakuzës së Prokurorisë Speciale – ku UÇK portretohet si Ndërmarrje e Kriminale e Përbashkët – do të sfidohet nga dëshmitë e profileve të larta ndërkombëtare, politike e ushtarake, që kanë lënë gjurmët e tyre historike gjatë viteve 1998-1999 – kur populli i Kosovës po përballej me gjenocidin serb.
Në karrigen e dëshmitarëve në Hagë kanë pranuar të ulën: Ish Komandanti i NATO-s, Wesley Clark, Ish Kryeadministratori i UNMIK-ut, Bernard Kouchner,Ish Shefi i Misionit Vëzhgues në Kosovë, William Walker, si dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë.
Ata do të jenë aty si dëshmitarë të mbrojtjes se Hashim Thaçit, një rast i rrallë kynë gjykimet për krime lufte – kur personalitete me peshë ndërkombëtare rreshtohen të dëshmojnë në anën e palës që akuzohet.
Kadri Veseli e Rexhep Selimi nuk do të thërrasin dëshmitarë.