Përtej mburrjeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrave e deputetëve të tij për rritje rekorde ekonomike, vende të reja pune e reforma në shumë sektorë, qindra mijëra qytetarë të Kosovës, vetëm gjatë mandatit të tij, kanë vendosur ta zgjedhin Evropën para Kosovës.
Sipas statistikave të publikuara së fundmi nga Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian, mbi 360 mijë qytetarë të Kosovës, nga viti 2015 e deri në vitin 2024, kanë marrë leje qëndrim në Evropë.
Por, numri më i madh i tyre është nga periudha kur Kurti është në qeverisje, pra nga viti 2020.
Nga viti 2020 e deri në vitin 2024, 210 mijë e 442 qytetarë nga Kosova kanë marrë nënshtetësi në një vend të Evropës.
Kjo statistikë nuk përfshin ata që mund të qëndrojnë ilegalisht apo të tjerët që mund të kenë emigruar drejt Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo Kanadasë.
Në vitin 2024, 38 mijë e 770 qytetarë të Kosovës morën nënshtetësi në Evropë; në vitin 2023 – 48 mijë e 937; gjatë vitit 2022 – 46 mijë e 965; në vitin 2021 – 43 mijë e 636; dhe në vitin 2020 – 32 mijë e 134.

Vitet e tjera:
2015 – 18 mijë e 976
2016 – 20 mijë e 685
2017 – 25 mijë e 907
2018 – 34 mijë e 581
2019 – 40 mijë e 542