Zyra e Statistikave e Bashkimit Evropian, Eurostat ka publikuar të dhënat e vitit 2024 për qytetarët që kanë marrë leje qëndrim në vendet e Evropës dhe që nga viti 2015 deri në vitin 2024, janë 360 mijë shtetas të Kosovës që kanë marrë për herë të parë leje qëndrimi në BE.

Vetëm në vitin 2024, numri i tyre ishte 38 mijë e 770.

Në këto statistika nuk përfshihen ata që potencialisht kanë marrë leje qëndrimi në SHBA, Britani, Kanada dhe as ata që mund të jenë duke qëndruar ilegalisht në ndonjë vend të BE-së.

Shqipëria qëndron edhe më keq.

Nga viti 2015 deri në vitin 2024, sipas Eurostat, 610 mijë shtetas të Shqipërisë morën leje qëndrimi në vendet e BE-së.

Vetëm në vitin 2024, janë 66 mijë e 193 shtetas të Shqipërisë që morën leje qëndrimi në vendet e BE-së.

Shtetas nga Kosova që morën leje qëndrimi në vendet e BE-së (2015–2024):

2015 – 18 mijë e 976

2016 – 20 mijë e 685

2017 – 25 mijë e 907

2018 – 34 mijë e 581

2019 – 40 mijë e 542

2020 – 32 mijë e 134

2021 – 43 mijë e 636

2022 – 46 mijë e 965

2023 – 48 mijë e 937

2024 – 38 mijë e 770