Dogana e Kosovës, duke tentuar ta lajë vetën nga kontrabanadimi i kompanive të derivateve, duke mbushur cisternat ujë në vend të derivateve dhe duke i kaluar përmes Doganës nga Shqipëria në Kosovë, e ka konfirmuar se vetëm pasi kontrolli laboratorik i derivateve kalojë me udhëzim qeveritar në Doganë, filloi edhe ky kontrabandim nga kompanitë e ndryshme në Kosovë.
“Dogana e Kosovës rikujton se nga maji i vitit 2021, me vendim të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është rikthyer kontrolli laboratorik në laboratorin e Doganës së Kosovës”, thuhet në shkrimin e Doganës në faqen e saj në Facebook.
Pra, derisa në të kaluarën kontrolli bëhej nëpër pika të derivateve nga inspektorë, Rozeta Hajdari kishte marrë vendim që kontrolli të bëhej vetëm nga Dogana e Kosovës.
Dhe pikërisht në këtë kohë fillojë edhe skema e kontrabandimit, duke sjellur ujë në vend të naftës dhe më pas duke e derdhur e shitur sasinë e supozuar të naftës përmes fakturave fiktive.
Kjo, sipas skemës, mundësonte shpëlarjen e parave të tregut të zi, siç e konfirmoi edhe Prokuroria e Kosovës. Por, këtë skemë fillimisht e kishte zbërthyer VOX Kosova para një viti.
Për t’u realizuar skema, dikush brenda Doganës duhej të lëshonte kamionët pa i kontrolluar se me çfarë i kanë të mbushura cisternat, në këtë mënyrë kompanitë e kalonin ujin në vend të naftës.
Por, deri më tani, akoma nuk ka pasur një njoftim nëse është arrestuar ndonjë nga doganierët, që eventualisht ka qenë i përfshirë në skemë.
As Dogana nuk ka dalë me ndonjë sqarim se si ishte e mundur që për vite të tëra iu futeshin kamionët me ujë në vend të naftës dhe këta i kalonin.









