Prokuroria Speciale ka zhvilluar bastisje në disa lokacione për skemën kriminale, mashtruese, të importit të ujit në vend të naftës në Kosovë – për të cilën, VOX Kosova kishte raportuar ekskluzivisht.

Por si kishte funksionuar ky zingjir i shpëlarjes së parave në Kosovë?

Për shembull, një kompani nga Shqipëria supozohej të eksportonte apo shiste 20 mijë litra naftë tek një kompani tjetër në Kosovë.

Në vend të derivateve, në marrëveshje me kompaninë në Prishtinë, kamionët i mbushte me ujë dhe i niste për Kosovë.

Zyrtarisht, me dokumente, kjo kompani në Shqipëri këtë sasi 20 mijë litërshe të naftës e kishte të shitur.

Por në realitet, për Kosovë kishte nisur veç ujë.

Çka ndodh më pas sipas kësaj skeme?

Sasia reale e 20 mijë litrave që sipas dokumenteve ishte shitur në Kosovë, tash nga kompania në Shqipëri shitet në treg të zi.

Në këtë formë, ajo shmang taksën e qarkullimit, akcizën,taksën e karbonit, taksën e rilicencimit dhe TVSH-në 20 për qind dhe vendos çmime të saj sipas dëshirës.

Pra fiton majmw kundwrligjshwm.

Në anën tjetër, kompania në Kosovë që supozohet të ketë blerë naftë, por si e përfshirë në skemë, në realitet ka blerë ujë – krijon fatura fiktive për klientë fiktivpër të zëvendësuar shpenzimin e kinse blerjes së20 mijë litrave naftë.

Për shembull, krijon fatura fiktive për kompanitë e ndërtimit – të cilaveu konvenon të krijojnë gjithashtu shpenzime fiktive – e kompanisë së derivative i konvenont’i mbulojë shpenzimet e edhe të krijojë përfitime për vete.

Pra gjithçka fiktive. Dhe në sy të shtetit madje. Sepse kamionët, do të duhej të kontrolloheshin në Doganë.

Por, kjo nuk ndodhte.

Dhe në këtë formë, paratë e ilegaliteteve – shpëlaheshin në këtë skemë të mirëorganizuar.

Si përfundim, kishte maune që nuk zbraznin ujin –dhe kompanitë e derivateve që i kishin nw pronësi rastiste që të përzienin ujin me derivate në rezervuar, e këtë produkt fatal për veturat ta shisnin pastaj.

Pastaj, veturat bllokoheshin.

A po e kuptoni pra? Gjithçka ndodhte në sy të shtetit.

Kamionët kalonin kufirin pa kontroll. Faturat fiktive qarkullonin lirshëm.

Dhe milionat shpëlaheshin pa pengesë.