Gramos Hashani, njeriu i afërt me kryetarin e Fushë Kosovës, Valon Prebreza, është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i Koorporatës Energjetike të Kosovës. Vendimi është marrë nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut, në një proces që ata e quajnë “të hapur e transparent”.

Gramos Hashani, deri tash ishte vetëm ushtrues detyre i pozitës së Kryeshefit derisa tanimë do të ketë plotfuqishmëri në ushtrimin e aktiviteteve të tij. Ai është parë në shumë raste në shoqërinë e të parit të Fushë Kosovës, Valon Prebreza, gjatë kohës që ky ushtronte pozitën e Drejtorit të Njësisë për Menaxhimin e Ndërmarrjeve Publike.

Në të kaluarën, Hashani kishte qenë pjesë e AAK-së.

Në kohën e udhëheqjes së Hashanit, Korporata Energjetike e Kosovës ka pasur probleme të shumta me rënien e blloqeve, punësimin e militantëve me ndikimin e Prebrezës e dhënien e tenderëve njëburimorë, përfshirë edhe kompanive greke për çka tash ka aktakuzë ndaj ish-Kryeshefit, Nagip Krasniqit – për të cilat, VOX Kosova ka raportuar në vazhdimësi.