Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se të martën ka folur populli, duke përmendur protestën masive që u mbajt në Prishtinë në mbrojtje të UÇK-së, ndërsa të mërkurën theksoi se do të flasë UÇK-ja, duke iu referuar fjalëve përfundimtare që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do t’i mbajnë sot në Hagë në procesin gjyqësor ndaj tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se rrugëtimi i popullit të Kosovës ka qenë me sakrifica, por thekson se ka qenë i drejtë.
“Nga lufta për liri dhe shpallja e pavarësisë deri te mbrojtja në Gjykatën Speciale, rrugëtimi i popullit tonë ka qenë me shumë sakrifica, por gjithmonë i drejtë”, shkroi Hamza në Facebook.









