“Kosova është gati për zgjedhjet e treta të përgjithshme të parakohshme, pasi kryeministri Albin Kurti nuk arriti të gjejë aleatë të mjaftueshëm në parlament për të mbështetur zgjedhjen e tij për president deri në afatin e mesnatës”.
Kështu nis artikulli i Bloomberg, agjencia amerikane e lajmeve, e cila, siç kanë bërë edhe media të tjera ndërkombëtare, i ka kushtuar artikull situatës politike në Kosovë.
Agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters shkruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “dështoi të bindte opozitën të votonin për kandidaten e tij”.
Reuters e Bloomberg spjegojnë se kriza politike mbi Kosovë është e pazakontë për një vend që aspiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian.
Pas dështimit të seancës për Presidentin të martën, Kuvendi është shpërndarë dhe vendi ka shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditëve.









