Lista Serbe është dënuar edhe me 30 mijë euro të tjera nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ky subjekt politik ka shkelur Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët gjatë fushatës. Vendimi u mor pas ankesës nga “Kosovski Savez”.

Dënimi i dytë brenda pak ditësh për Listën Serbe vjen pasi që e njëjta ka vendosur posterë në hapësira publike ku nuk lejohet një gjë e tillë, në disa lokacione në Leposaviq dhe zona të tjera rurale si dhe në objekte që janë nën pronësi të Agjencisë për Privatizim.

DOKUMENT:

Përveç gjobës, Lista Serbe, në bazë të këtij vendimi është e detyruar që t’i largojë të gjitha posterët dhe materialet zgjedhore nga vendet e hapësirave publike ku nuk lejohet vendosja e tyre.

Para disa ditësh, kjo parti është dënuar nga PZAP edhe me 20 mijë euro të tjera, pasi ka vendosur material propagandistik në disa lokacione në veri të Kosovës.