Importi i mallrave serbe për periudhën Janar-Qershor 2026 ka shënuar rritje për rreth 2 milionë euro nga periudha e njëjtë në vitin 2025, sipas të dhënave zyrtare nga Dogana e Kosovës.
Deri në qershor të këtij viti, Kosova ka importuar mallra në vlerë prej 112 milionë e 301 mijë e 46 euro.
Në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, pra janar-qershor 2025, Kosova kishte importuar 110 milionë e 531 mijë e 726 euro.
Diferenca mes vlerës së mallrave të importuara këtë gjashtë-mujor dhe asaj të vitit 2025 është 1 milion e 769 mijë e 320 euro.
Nën qeverisjen e Kurtit, nga viti 2021 e deri në tetor 2025, sipas të dhënave zyrtare nga Dogana e Kosovës, importet nga Serbia kapin shifrën prej rreth 1.2 miliardë eurosh.
Vitin e kaluar, importi i grurit “jo durum” nga Serbia kapte shifra deri në rreth 11 milionë euro, numër që binte ndesh me narrativen e vazhdueshme të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila fliste për rekorde në të mbjella dhe për “sigurimin e bukës së motmotit”.









