HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

Nën qeverisjen e Kurtit, nga viti 2021 e deri në tetor 2025, sipas të dhënave zyrtare nga Dogana e Kosovës, importet nga Serbia kapin shifrën prej rreth 1.2 miliardë eurosh.

Ka ndoshta shumë prej atyre që nuk i kanë parë, dhe të tjerë që i kanë harruar, aksionet e dikurshme të Vetëvendosjes kundër importit të mallrave serbe në Kosovë.

Në rrugë, media e aksione të tjera, ajo projektonte një Kosovë pa mallra serbe – sepse, thoshte asokohe Vetëvendosje, me lejimin e tyre brenda rafteve e tryezave tona, Kosova po financon shtetin që vrau, dhunoi e zhduku mijëra njerëz, si dhe shkatërroi ekonominë e pronën e popullit.

Kjo frymë bojkoti e ndalimi, deklaronte Vetëvendosje, duhet të vazhdojë deri kur Serbia heq dorë nga Kosova, pranon krimet e kryera dhe jep llogari për to, si dhe paguan dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.

Në vitet 2006 e 2007, kur Vetëvendosje nuk ishte parti politike, fushata kundër mallrave serbe orientohej me deklarata, video-¬mesazhe dhe fletushka që shpërndaheshin nëpër Kosovë.

Por, me kapërcimin e Vetëvendosjes në gara zgjedhore, morën formë më radikale edhe aksionet kundër mallrave serbe.

Në vitin 2011, aktivistë të saj dolën në magjistralen Podujevë–Prishtinë, e ndalën një kamion që po sillte mallra nga Serbia dhe e rrokullisën.

Më vonë, në vitin 2012, krerët e Vetëvendosjes dhe shumë aktivistë të saj do të dilnin në Merdare dhe në pikat tjera kufitare me Serbinë, duke bllokuar për disa orë rrugët për të pamundësuar kalimin e kamionëve që vinin nga Serbia.

Në vitin 2014, ajo e ushqeu edhe më shumë imazhin e një force politike që është konsistente kundër importeve serbe – kësaj here me aksione në Prishtinë. Kamionët i rrëzuan edhe në vitin 2016, me të njëjtat motive si dikur.

Por kjo histori e aksioneve, kjo narrativë politike që e projektonte Vetëvendosjen si një subjekt me qëndrime të palëkundura – do të përfundonte në vitin 2021.

Dhe nuk po përfundoi sepse Serbia hoqi dorë nga Kosova, pranoi krimet e kryera e dha llogari për to, apo se pagoi dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara. Përfundoi sepse Vetëvendosje në pushtet shkeli mbi fjalën e vet, historinë e vet – duke ua hapur rrugën kamionëve me mallra serbe pa asnjë kusht.

Nën qeverisjen e Kurtit, nga viti 2021 e deri në tetor 2025, sipas të dhënave zyrtare nga Dogana e Kosovës, importet nga Serbia kapin shifrën prej rreth 1.2 miliardë eurosh.

Në vitin 2021, vlera e importeve nga Serbia ishte rreth 300 milionë euro. Por ato u rritën në vitin 2022, duke kapur shifrën 371 milionë euro. Në vitin 2023, importet nga Serbia ishin 198 milionë euro, e në vitin 2024, 129 milionë euro.

Këtë vit, importi do të jetë më i lartë se në 2024, pasi nga janari deri në tetor shifra ishte 192 milionë euro.

Kur Vetëvendosje ishte në rrugë, kamionët e Serbisë ishin “rrezik e turp kombëtar”. Kur erdhi në pushtet, ata u shndërruan në mallra të zakonshme që kalojnë kufirin pa asnjë pengesë. Ky ndryshim nuk është thjesht politik.

Është përkufizim i pastër i hipokrizisë. Dhe kur idealet e dikurshme përplasen kaq haptas me realitetin e sotëm, mbetet vetëm një përfundim: parimet nuk ishin për shtetin, por për pushtetin.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani