PROTESTA NË HAGË Rama kërkon drejtësi për çlirimtarët e Kosovës

Kryeministri shqiptar kërkon drejtësi për Kosovën dhe ish-krerët e UÇK-së.

PROTESTA NË HAGË Rama kërkon drejtësi për çlirimtarët e Kosovës

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar drejtësi për Kosovën dhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas protestës kundër Gjykatës Speciale në Hagë të Holandës.

“Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, shkroi Rama në Facebook.

Rama, edhe në prag të fillimit të kësaj ngjarje, publikoi një reagim mbështetës: “Liria ka emër. Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant. Liri për çlirimtarët”, shkroi Rama në Facebook, ku ndau edhe një video.

Ndryshe, mijëra shqiptarë u mblodhën të dielën në Hagë të Holandës për të protestuar kundër Gjykatës Speciale dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Me kërkesa për drejtësi, me flamuj kuqezi e parulla “Për UÇK-në”, ata shprehën pakënaqësinë ndaj procesit që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Protesta e së dielës në Hagë u mbajt pas asaj në Prishtinë më 7 gusht, ku dhjetëra mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare u mblodhën për të kundërshtuar Gjykatën Speciale, e në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Të hënën, në Hagë do të nisin dëshminë dëshmitarët e mbrojtjes. Ish-diplomati amerikan, James Rubin, do të jetë i pari që do të jap dëshminë në gjykatore.

Që nga 5 nëntori i 2020-së, në qendrën e paraburgimit në Hagë ndodhen katër ish-krerë të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime të pretenduara lufte dhe kundër njerëzimit.

LAJME

NË PËRVJETORIN E PAVARËSISË Më 17 shkurt protestohet në mbrojtje të çlirimtarëve

POLICIA T’I OFROJË MBROJTJE AGK dënon kërcënimin me vrasje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

SPEKULATIVI Nga Specialja drejt GJPN-së: Gjyqtari i anshëm zviceran kërkon ngritje në drejtësinë ndërkombëtare

FAKT YOU

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VV-JA I SHPËRBLEN Çka ndodh me njerëzit që vjedhin vota në Kosovë?

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

DHOMA SPECIALE

SPEKULATIVI Nga Specialja drejt GJPN-së: Gjyqtari i anshëm zviceran kërkon ngritje në drejtësinë ndërkombëtare

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani