HESHTJA Asnjë fjalë nga Kurti, Osmani e Basha për protestën në Hagë

Asnjë fjalë nga krerët e shtetit për protestën në Hagë.

HESHTJA Asnjë fjalë nga Kurti, Osmani e Basha për protestën në Hagë

Dimal Basha, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Institucionet e Kosovës, përfshirë Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Presidenten Vjosa Osmani, Kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, dhe funksionarë të tjerë shtetërorë, nuk e kanë thënë asnjë fjalë lidhur me protestën masive që u mbajt në Hagë të Holandës kundër Gjykatës Speciale dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Përveç Kurtit, reagim nuk pati as nga eksponentët e tjerë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, ndonëse kjo parti me vite ka mbajtur si flamur politik faktin që nuk kishte votuar për themelimin e kësaj gjykate. Një parti që sa ishte në opozitë, protestën e kishte kryefjalë të funksionimit të saj politik, sot zgjodhi heshtjen para protestës më të madhe shqiptare në Hagë.

I vetmi reagim nga VV erdhi prej deputetes Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, i cili po akuzohet nga Specialja për krime të pretenduara lufte. “Protestë e domosdoshme dhe në vendin e duhur! Shpreh mirënjohjen time dhe i falënderoj të gjithë qytetarët nga Kosova dhe nga mbarë bota që u bashkuan në Hagë, për të ngritur zërin kundër padrejtësive që po ndodhin”, shkroi ajo në Facebook.

Ndryshe nga heshtja e shtetit të Kosovës, protesta në Hagë u përshëndet hapur nga Tirana. Kryeministri Edi Rama, në prag të fillimit të saj, publikoi një reagim mbështetës: “Liria ka emër. Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant. Liri për çlirimtarët”, shkroi Rama në Facebook, ku ndau edhe një video.

Mbështetje publike dha edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, i cili në rrjete sociale u rreshtua në krah të ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar protestën një akt të drejtësisë kundër padrejtësive të Speciales.

“Sot, në Sheveningen të Hagës, bashkë me mërgimtarë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet!”, shkroi ndër të tjera Ahmeti në Facebook.

Ndryshe, mijëra shqiptarë u mblodhën të dielën në Hagë të Holandës për të protestuar kundër Gjykatës Speciale dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Me kërkesa për drejtësi, me flamuj kuqezi e parulla “Për UÇK-në”, ata shprehën pakënaqësinë ndaj procesit që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Protesta e së dielës në Hagë u mbajt pas asaj në Prishtinë më 7 gusht, ku dhjetëra mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare u mblodhën për të kundërshtuar Gjykatën Speciale, e në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Të hënën, në Hagë do të nisin dëshminë dëshmitarët e mbrojtjes. Ish-diplomati amerikan, James Rubin, do të jetë i pari që do të jap dëshminë në gjykatore.

Që nga 5 nëntori i 2020-së, në qendrën e paraburgimit në Hagë ndodhen katër ish-krerë të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime të pretenduara lufte dhe kundër njerëzimit.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani