“Prokurori në pushim” Çfarë po ndodh me kallëzimin penal të Kusari-Lilës?

Kusari-Lila thotë se nuk e di se çfarë po ndodhë me kallëzimin penal që i ka bërë deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiç, derisa nga Prokuroria deklarojnë se prokurori i çështjes është në pushim.

“Prokurori në pushim” Çfarë po ndodh me kallëzimin penal të Kusari-Lilës?

Mimoza Kusari-Lila

“Prokurori i çështjes gjendet në pushim vjetor”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, pasi janë pyetur se çfarë ka ndodhur me kallëzimin penal që deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka bërë ndaj deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiç, për incizim të paautorizuar, si dhe ndaj mediumit “Nacionale” për falsifikim të përmbajtjes së këtyre incizimeve.

“Për çështjen në fjalë do të ju informojmë me kohë sapo të kemi përgjigjen përkatëse”, kanë deklaruar nga Prokuroria për VOX Kosova.

Kusari-Lila kishte dorëzuar kallëzimin penal dy vjet më parë, pas publikimit të disa audio-incizimeve nga mediumi Nacionale, në qershor të vitit 2023.

Në to, ajo dëgjohej duke folur në emër të Qeverisë, për takime dhe koordinime me Listën Serbe dhe me kryekriminelin, Milan Radojiçiç, për çështje politike si emërimi i një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese dhe listat e veteranëve të UÇK-së.

Deputetja Kusari-Lila deklaroi për VOX Kosova se nuk ka njohuri për ecurinë e këtij rasti.

“Duhet me e pyet Prokurorinë… Nuk e di a kanë vazhduar hetimet. Pyetjet duhet të adresohen në Prokurori. Ata nuk më kanë informuar më tutje për procedurat tjera. Aktualisht nuk kam njohuri për rastin”, ka pohuar ajo.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin