“Duhet ta presim aktgjykimin e plotë”, ka thënë Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me konstituimin e Kuvendit.
“E kemi pasur [vendimin] më 26 qershor dhe më 8 gusht, por ky i 8 gushtit është veç njoftim”, tha Kurti pas përfundimit të ceremonisë për pranimin e doganierëve të rinj.
Më 8 gusht, Kushtetuesja vendosi se Avni Dehari kishte shkelur Kushtetutën duke mos zbatuar vendimin e mëparshëm të saj; se Lëvizja Vetëvendosje duhet të ndryshojë kandidatin për kryetar pas tri tentimeve të dështuara; dhe se kryetari i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur.