PËRTEJ La Vetëvendosjen shkaku “i hajnisë me letra”, ish-aktivisti shkon në LDK

Mentor Majaci kishte dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje shkaku i siç pretentonte ai, "aferave korruptive dhe hajnive" në Podujevë.

PËRTEJ La Vetëvendosjen shkaku “i hajnisë me letra”, ish-aktivisti shkon në LDK

Mentor Majaci, ish-aktivisti i shquar i Vetëvendosjes në Llap, i ka dalë në përkrahje kandidatit të LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hysenit. Madje, ata janë takuar sot në zyrën e këtij të fundit. Këtë, të ditur e ka bërë vetë Hyseni.

“Çdo ditë e më shumë po shtohet numri i atyre që po bashkohen në rrugëtimin tonë drejt fitores së madhe të 12 tetorit”, ka shkruar Hyseni në profilin e tij në Facebook.

VOX Kosova kishte siguruar një video ku shihej e dëgjohej një bisedë mes Mentor Majacit dhe disa figurave qendrore të Vetëvendosjes.

Bëhet fjalë për ministrat Arben Vitia e Hajrulla Çeku si dhe deputetin Ilir Kërçeli.

Sipas informacioneve të VOX Kosova, takimi ndodhte pak kohë para se Majaci të zyrtarizonte dorëheqjen e tij. Figurat e lartëcekura ishin dërguar me mision të posaçëm aty, ta parandalonin largimin e aktivistit në fjalë. Por nuk patën sukses.

Ai ua përmend në sy hajnitë që ai pretendon se ndodhën nga Vetëvendosje. Madje iu lutet t’i ndalin keqpërdorimet, siç thotë ai me letra.

Pas pak ditësh Majaci dha dorëheqje nga Vetëvendosje e iu kërkoi falje të gjithë atyre që i ftoi t’i bashkoheshin kësaj partie.

Ky ishte raportimi i VOX Kosova më 11 shtator:

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin