HAJNIA ME LETRA Aktivisti i VV-së ua përplas fytyrës Vitisë, Çekut e Kërçelit

"Po më pengon hajnia o vlla...", dëgjohet Majaci teksa u drejtohet dy ministrave e deputetit të VV-së.

VOX Kosova ka siguruar një video ku shihet e dëgjohet një bisedë mes Mentor Majacit, aktivistit të VV-së nga Llapi që dha dorëheqje para disa ditësh dhe disa figurave qendrore të kësaj partie.

Bëhet fjalë për ministrat Arben Vitia e Hajrulla Çeku si dhe deputetin Ilir Kërçeli.

Sipas informacioneve tona, ky takim ka ndodhur para dy javësh.

Figurat e lartëcekura ishin dërguar me mision të posaçëm aty, ta parandalonin dorëheqjen e aktivistit Majaci.

Por nuk patën sukses.

Ai ua përmend në sy hajnitë që ai pretendon se ndodhën nga Vetëvendosje.

Madje iu lutet t’i ndalin keqpërdorimet, siç thotë ai me letra.

Pas pak ditësh Majaci dha dorëheqje nga Vetëvendosje e iu kërkoi falje të gjithë atyre që i ftoi t’i bashkoheshin kësaj partie.

Shihni videon e transkriptin e plotë të bisedës, pa ndërhyrje:

Po vjedhim me letra, po më pengon hajnia.

Veç një herë në jetën tem…

Po, po veç një herë në jetën tem jam kanë në Komunë të Podujevës.

Kam thanë… kam apliku për diçka përveç certifikatë të lindjes…nuk kuptohet.

E kam pasë, hajde të dalim të rastet familjare se mundet me thanë që tash ky po fol për vlla.  Jo, jo.

Unë s’po foli.

O zotni, po me pengon hajnia o vlla, nuk po du kurrgjë prej juve. Po me pengon hajnia o burrë. Nuk muj me e ba ballë këtë punë.

Jam mbijetues i qesaj masakre qitu, mbi xhenaze kam shkelë. Babën e kam qaty në Makoc, mbi xhenaze kam shkel, nuk muj. Shkurt edhe shqip zotni i nderumë. Këta ja tham ndaq Albinit, ndaq edhe kujna të duash, ndaq edhe publikisht, ndaq ku të duash dal, vlla mos të vjedhim me letra.

Ata të parët kanë vjedhë pa letra.

“Kush ka vjedhë me letra?” i drejtohet Majacit një i pranishëm.

Qitu është me rendësi. Rëndësia është këtu.

Të na janë të hapuna këto sene, menxi s’presim me e gjetë dikend që….(nuk kuptohet)“,vazhdon sërish një i pranishëm që i drejtohet Majacit.

Oo ti shoku jem menxi s’presim, ti kallxoj unë. Kam biznesin në Lupq, e kam restaurant e market e krejt i kam, e di rruga e krejt këto sene. Për me dashtë me e ditë është shumë kollaj, unë nuk muj me dal në televizor e me kallxu…(nuk kuptohet).

Më fal që po të ndërprej…“, vazhdohet ndërhyrja nga një person tjetër.

Jo, jo në rregull është, këqyre shumë thjesht, o sen s’po du o vlla.

Nuk po du kurgja.

Edhe doktorit po i tham s’po du, edhe kryetarit në ardhje po i tham.

Kontrolloni pikat, kontrolloni Podujevën, kontrolloni Prishtinën, mos i merrni njerëzit e juaj që ju kanë pru qitu me i gju në berllog.

Se nuk është kjo me shku në Dogana të Kosovës 135 veta me apliku, me hi njeri që s’ka pikë. Mo se o marre kjo o burrë. Janë shku njerëzit e shkollumë atje mrena janë gju në berllog. Po o marre kjo bre.

Çka ka ba për Majac, hajde që dalim për Majac, unë jam i Majacit, ti miqtë e mixhës a janë të Majacit?

Kush e ka shtru Majacin asfalt?

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin