34 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit të votave janë ndaluar për 48 orë nga organet e rendit si të dyshuar për manipulim të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit në rajonin e Mitrovicës: Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Këtë e ka konfirmuar për VOX Kosova, Valon Preteni, Zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Ai ka treguar se 34 kryesuesit e QKN-ve janë ndaluar nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit.

Mëngjesin e së dielës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka urdhëruar Hetimet Rajonale që të intervistohen 43 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit të komunave: Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan në lidhje me manipulimin e votave.