Këshilli Prokurorial i Kosovës ka hapur konkursin për 34 prokurorë të rinj, 10 prej të cilëve do të jenë serbë. KPK, në mbledhjen e mbajtur këtë të martë (04 gusht), këtë vendim e ka aprovuar me shtatë vota pro. Konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë, duke filluar nga 17 gushti i vitit 2026.
Komisioni që do të bëjë organizimin, testimin dhe intervistimin e kandidatëve për prokurorët do të përbëhet nga Arian Gashi si Kryesues, anëtarë do jenë Elza Bajrami, Dardan Vuniqi, Bahri Hyseni dhe Valdrin Krasniqi. Anëtar rezervë do të jetë Milot Krasniqi, prokuror në Prokurorinë Speciale si dhe Visar Krasniqi nga radhët e anëtarëve jo prokuror.
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, do të jetë në krye të Komisionit për Shqyrtimin e ankesave të kandidatëve për pozitën e prokurorit të shtetit, e anëtarë do të jenë Shkelzen Ibrahimi, prokuror i Apelit dhe Lulzim Sylejmani nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.
VOX Kosova kishte raportuar ekskluzivisht për provimin e Jurisprudencës i cili ishte shpërndarë në formë të paautorizuar.









