Mbrëmjen e së shtunës së 30 majit, jashtë sistemit ka dalë edhe blloku A3 i Termocentralit Kosova A.  Korporata Energjetike e Kosovës tha se “ndalja ishte e kontrolluar për shkak të rrjedhjeve në sistemin e kaldajës”.  Në këtë situatë, sipas të dhënave të përditësuara, Kosova sot ka kapacitet prodhimi të rrymës vetëm 115 megavat-orë.

DOKUMENT:

Edhe më e rëndë, situata bëhet pasi nuk parashikohet se sa mund të zgjasë kolapsi i prodhimit të energjisë elektrike. “Kosova B” aktualisht është në remont vjetor, gjersa blloqet në “Kosova A”, bien vazhdimisht nga sistemi.

Pjesë të azbestit që dyshohen të jenë të dëmshme për shëndetin e njeriut janë marrë si mostra nga ekspertë gjermanë në Termocentralin “Kosova B” në Koorporatën Energjetike të Kosovës. Të njëjtat, janë dërguar për ekzaminim për të parë shkallën e rrezikshmërisë. Për rrjedhojë, janë marrë masa për punëtorët që i ekspozohen këtyre materieve, e kjo e ka komplikuar parashikueshmërin e kthimit në funksion të Termocentralit.

Prodhimi në sasi enorme të ulëta nënkupton se Kosova duhet të importojë rrymë për të plotësuar nevojat e konsumatorëve. Importi dhe rrugët e transmetimit realizohen përmes kompanive të tregtimit të energjisë elektrike, siç është rasti i NOA Energy dhe ETMT-së, kjo e fundit, sipas të dhënave ekskluzive të VOX Kosova, ka qarkulluar 24 milionë euro vetëm dy muajt e parë të 2026-ës nga shitja e rrymës në Kosovë.

VOX Kosova ka raportuar ekskluzivisht për lidhjet e pronarit të ETMT-së, Marin Gjonaj, me pushtetin e Vetëvendosjes në Kosovë.

Aktualisht, rasti është në dorë të Prokurorisë Speciale.