Organizata YIHR, e cila kishte organizuar ligjërata me narrativën e Dhomave të Specializuara në Hagë, i ka dalë në mbrojtje Jeta Xharrës lidhur me muzeun “Reporting House”, për të cilin Komuna e Prishtinës ka ndërprerë bashkëpunimin për shkak të lidhjeve të mediumit të Xharrës me profilin fiktiv dhe problematik pro-VV, “Lule Gjeli”.

Në reagimin e saj, organizata ka deklaruar:

“Kujtesa nuk është diçka nga e cila duhet të heqim dorë. Reporting House është një hapësirë që ruan historitë, dëshmitë dhe kujtesën tonë kolektive. Vendime të tilla dobësojnë përpjekjet për ballafaqim me të kaluarën dhe edukimin për të drejtat e njeriut. U bëjmë thirrje institucioneve ta rishqyrtojnë këtë vendim.”

Por këtë e kanë shkruar duke e harruar faktin se pikërisht kjo organizatë kishte organizuar ligjërime pro Gjykatë Speciale.

Kujtojmë se Kallxo.com dhe Jeta Xharra publikimin e shkrimit të profilit famëkeq “Lule Gjeli” në portalin e tyre e arsyetuan me pretendimin se ai nuk përmbante asnjë pasaktësi dhe se ishte redaktuar nga stafi i mediumit.

VOX Kosova ka faktuar të kundërtën.

Në opinionin e “Lule Gjelit”, të publikuar më 28 gusht 2020 në Kallxo.com, thuhej se modeli i Shenzhenit, një model ekonomik i zbatuar në Kinën komuniste, mund të ishte pjesë e marrëveshjes politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të Marrëveshjes së Uashingtonit, e cila më pas u nënshkrua më 4 shtator të po atij viti.

Po ashtu, kujtojmë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, më 27 korrik njoftoi se Komuna kishte ndërmarrë hapa për ndërprerjen e marrëveshjes me BIRN-in për shfrytëzimin e hapësirës publike në objektin e Grand Hotelit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama iu drejtua drejtoreshës ekzekutive të BIRN-it, Jeta Xharra, duke thënë se ajo nuk kishte dhënë sqarime për, siç e quajti ai, “çështjen thelbësore”, ndërsa shtoi se reagimi i saj kishte ngritur edhe më shumë pikëpyetje.

Bëhet fjalë për profilin e rremë “Lule Gjeli”, i cili, terrorizon rrjetet sociale dhe linçon kritikët e pushtetit. Kallxo.com kishte publikuar opinione të këtij profili, ndërsa Jeta Xharra vazhdon të refuzojë të tregojë identitetin e personit që fshihet pas tij.