Partia Demokratike e Kosovës ishte e shënjestruaruara e radhës nga Partia Socialdemokrate, e cila mbajti sërish një aksion simbolik këtë të mërkurë (13 maj). Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, para mediave, tha se “brenda kësaj partie funksionon një klikë e cila nuk lejoi kthimin e Fatmir Limajt në PDK”.

“A e dini që refuzimi i Fatmir Limajt nuk është bërë në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së. Një javë më herët e keni një intervistë në Pressing, udhëheqësin e klikës së PDK-së, Uran Ismailin, i cili thotë se nuk do ta marrim Fatmir Limajn. Mbledhja e Kryesisë, ka qenë veç formalizim i vendimit. Dhe a e dini po ashtu që në Kryesinë e PDK-së, nuk është votu. Pra, ka pasë një debat të shkurtër. Sepse klika ka kushtëzu që nëse kthehet, ata nuk marrin pjesë”, tha Molliqaj para mediave.

PSD do të jetë vetë pjesë e garës së 7 qershorit  me gjashtë kandidatë: Dardan Molliqajn, Florin Krasniqin, Natyra Kuçin, Nol Nushin, Frashër Krasniqin dhe Teutë Rrustën.

Kjo parti gjatë parafushatës po merret me aksione kundër partive opozitare. Një të tillë, PSD mbajti edhe kundër kthimit të Vjosa Osmanit në LDK.