Në një tubim elektoral me diasporën më 23 maj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se në Jahoc të Gjakovës, “ka fabrikë” e cila para vitit të ri do të prodhojë municion. Por, aty ku Kurti tha se “është një fabrikë”, s’ka asnjë objekt. Madje, as themeli i saj s’është përfunduar.

“Në Jahoc të Gjakovës, janë nda tashmë 140 hektarë. Është një zonë industrial e mbrojtjes me një fabrikë me pjesët përcjellëse 19 hektarë. 500 metra e ka larg në vijë ajrore Aeroportin Ushtarak të Gjakovës. 19 kilometra e ka Babaj të Bokës larg. Dhe aty sivjet, fishekët e parë, 5.56 milimetra dhe 7.62 milimetra do të prodhohen para vitit të ri”, u tha Kurti mërgimtarëve në Zvicër.

Premtimin për fabrikën Kurti e jepte në një tjetër fushatë zgjedhore, atë të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Edhe aty, thoshte se para vitit të ri 2027 do të prodhohen municione.