Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është lajmëruar nga një sallon i bukurisë, një ditë ku pati polemika që Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca i ishte referuar asaj si “frizerkë”, ndonëse më vonë ai e mohoi këtë.

Në një status në facebook, Osmani shkroi se “Veç puna e çon përpara Kosovën. Jo urrejtja e përçmimi”.

“Asnjë grua që punon nuk duhet të jetë objekt përqeshjeje! As gruaja në sallon. As gruaja në market. As gruaja në shkollë. As gruaja në spital. As gruaja në zyre. As gruaja në Universitet. As gruaja që mban biznes. As gruaja që mban familje. As gruaja që punon pa u ndalur, edhe kur askush nuk ia sheh mundin”, shkroi ndër të tjera, Osmani.