Mujë Igrishta, ish-afërt i ish-shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, është emëruar nga Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, në pozitën e Drejtorit të Inspekcionit Komunal.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Igrishta, përmes një postimi në Facebook, të premten.
“Ju njoftoj se sot, me vendim të Kryetarit të Komunës, z. Faton Peci, jam emëruar në pozitën e Drejtorit të Inspekcionit Komunal”, shkroi Igrishta në Facebook.
Grabovci, pas publikimit të aferës “Pronto”, kishte qenë njeriu më i kritikuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Po Igrishtës, Peci të premten ka emëruar edhe të dënuarin për vjedhje votash si nënkryetar të komunës.