Nisma Socialdemokrate ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që mos të bëhet pjesë e “zvarritjeve politike apo interpretimeve arbitrare që rrezikojnë parimet kushtetuese dhe krijojnë tensione të panevojshme”.

“Roli i Presidentes është të garantojë unitetin kushtetues dhe të sigurojë funksionimin demokratik të shtetit, jo ta shtyjë vendin drejt bllokadës”, thuhet në reagimin e Nismës.

Ky reagim i Nismës ka ardhur pasi Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka propozuar si mandatar të dytë për krijimin e Qeverisë së re Glauk Konjufcën.