Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka propozuar si mandatar të dytë për krijimin e Qeverisë së re Glauk Konjufcën.

“Unë do të propozoj, si kryetar i VV-së që jam, që mandatin e dytë për krijimin e Qeverisë të ia japim nënkryetarit… Glauk Konjufca”.

Këtë propozim, Kurti theksoi se po e bën “për shkak të vlerësimit e besimit të madh që kam dhe që kemi të gjithë ne bashkë te Glauku, por edhe për shkak që të mos bëhen dy herë zgjedhje – edhe në dhjetor, edhe në prill”.

“Le të vazhdojmë me kabinetin e njëjtë që kam propozuar, unë marr vendin e Glaukt e Glauku timin, siç edhe jemi dakorduar mbrëmë bashkë”.

“Le të votohet më pas buxheti i shtetit e buxhetet komunale, lë të votohet Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian për fondet e vlefshme, le të bëhen punë të domosdoshme dhe pastaj të shkojmë në zgjedhje”, shtoi.

Pra, sipas Kurtit, me këtë propozim, “po ia japim mundësinë opozitës që të ia kursejë vendit dy palë zgjedhje”.