Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e ka përshëndetur propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

Haxhiu theksoi se sapo KGJK-ja t’i dërgojë propozimet, ajo do të ndërmarrë veprime për lirimin e tyre nga detyra.

“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sapo Këshilli Gjyqësor i Kosovës t’i dërgojë propozimet, do të ndërmarrë veprime për lirim nga detyra të tyre”, shkroi Haxhiu në Facebook.

KGJK-ja refuzoi kthimin në detyrë të gjyqtarëve serbë që ishin dorëhequr në vitin 2022, në mbledhjen e së enjtes.

KGJK i propozoi Haxhiut që të dekretojë lirimin e tyre nga detyra.

Nëntë anëtarë të KGJK-së votuan kundër kthimit të gjyqtarëve serbë, një ishte pro dhe një abstenim.