Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka refuzuar kthimin në detyrë të gjyqtarëve serbë që ishin dorëhequr në vitin 2022.
Vendimi u mor në mbledhjen e KGJK-së, të enjten, të cilët i propozuan U.D Presidentes, Albulena Haxhiu, që të dekretojë lirimin e tyre nga detyra.
Nëntë anëtarë të KGJK-së votuan kundër kthimit të gjyqtarëve serbë, një ishte pro dhe një abstenim.
Edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte refuzuar tërheqjen e dorëheqjes së prokurorëve serbë të cilët ishin larguar me vullnet nga sistemi i drejtësisë në vitin 2022.
Pas vendimit të KPK-së, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, kishte dekretuar dorëheqjet e tyre.
Të njëjtën gjë, Haxhiu ia kishte kërkuar edhe KGJK-së.
“Pres që sa më parë Këshilli Gjyqësor i Kosovës të veprojë në përputhje me përgjegjësitë. Nuk kanë nevojë që të bien në presionin dhe ndikimin e askujt. Është shumë e rëndësishme që si gjyqtarë, që të kryejnë me përgjegjësi të lartë detyrat që i kanë”, thoshte Haxhiu.









