Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se “është shokues” incizimi i publikuar nga VOX Kosova në të cilin dëgjohet kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, që flet për përfitime milionëshe dhe metra katrorë pa leje në tokën e komunës, bisedë kjo e realizuar me biznesmenin Labinot Halilaj.
“Unë besoj që nuk ka mbetë njeri në Kosovë, apo së paku në Drenas që s’e ka ngu atë incizim, i cili ka qenë shokues besoj për të gjithë. Mendoj që përkundër deklarimeve të palëve të ndryshme, juve që e keni nxjerrë dhe të përfolurve që janë mundu me u arsyetu, i takon gjithsesi organeve të rendit që të merren dhe ta hetojnë këtë situatë në mënyrë urgjente sepse vërtetë ka qenë shumë problematike me e dëgju ato fjalë që janë dëgju për prona publike të cilat janë të qytetarëve të komunës së Drenasit”, tha Krasniqi në një deklarim para mediave.
Prokuroria tanimë ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore në raport me përmbajtjen e bisedës mes Lladrovcit, Halilajt dhe një personi të tretë.








