MILUNAT e LLADROVCIT Prokuroria autorizon policinë për fillimin e hetimeve

Policia e Kosovës ka nisur shqyrtimin e materialit të audio-incizimit të cilin e ka publikuar VOX Kosova, ku dëgjohet Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke biseduar me biznesmenin, Labinot Halilaj, për ndërtime banesash në një prone komunale.

MILUNAT e LLADROVCIT Prokuroria autorizon policinë për fillimin e hetimeve

Ramiz Lladrovci, Kryetar i Drenasit

Prokuroria Speciale ka nisur shqyrtimin e materialit të audio-incizimit të cilin e ka publikuar VOX Kosova dhe ka autorizuar policinë që ta sigurojë materialin dhe t’i marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë në këtë rast.

Këtë e ka konfirmuar për VOX-in një burim brenda Prokurorisë Speciale të enjten.

Në audio-incizim dëgjohet Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke biseduar me biznesmenin, Labinot Halilaj, për ndërtime banesash në një prone komunale.

Aty, Lladrovci flet për përfitimet milionëshe në rast se Halilaj do të merrte këtë projekt. Madje, i premton edhe lejim të mbindërtimit.

Kryetari i Drenasit e ka pranuar vërtetësinë audio-incizimit, por pretendon se nuk është i plotë dhe i njëjti është i cunguar e i deformuar.

VOX Kosova i ka kërkuar Lladrovcit që ta sjellë versionin e plotë për ta publikuar, por ka refuzuar.

Biseda e Lladrovcit me Halilajn dhe me disa asamblistë të PDK-së në Drenas, besohet të jetë bërë mes muajve shtator-nëntor të vitit 2024.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin