Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve “po e nxjerr në shesh një skemë manipulimi të përmasave shqetësuese të votës së qytetarit”.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar se procesi i këtyre zgjedhjeve “qysh sot është lënduar” dhe pas këtyre gjetjeve, ai thotë se vota duhet të rinumërohet një për një. “Pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve”.
Haradinaj thekson se është e habitshme “qysh Prokuroria nuk është vënë në lëvizje qysh sot. Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti hajdutësh”.
Ai ka apeluar te të gjithë mekanizmat që me vendimet e veprimet e tyre ta mbrojnë votën e qytetarit dhe ta rikthejnë integritetin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. “Çdo drejtim tjetër do të kishte pasoja të pariparueshme!”, përfundoi ai.
MANIPULIME Kandidati i PDK-së minus mbi 4500 vota gjatë rinumërimit – këta janë kandidatët që ju hoqën më së shumti vota









