Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare i ka dërguar sërish letër Kosovës, duke paralajmëruar për rrezikun që vendi të humbë organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030. Siç mëson VOX Kosova, letra ka shkuar në drejtim të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare në Prishtinë, në krye të së cilit është Kryeministri, Albin Kurti.

Sërish, letra ka të bëjë me mos-kryerjen e obligimeve nga ana e shtetit të Kosovës. Vendim final mbi këtë çështje pritet të merret më 19 dhjetor, kur edhe do të mbahet një mbledhje e Komitetit Ndërkombëtar.

Paralajmërim i njëjtë për Kosovën kishte ardhur në mes të tetorit të vitit 2026. Aty, Komiteti Ndërkombëtar kishte ngritur alarmin se Kosova nuk kishte paguar garancitë bankare të nevojshme e Qeveria s’i ishte përgjigjur as letrave.

VOX Kosova ka raportuar për mundësinë e dështimit të Lojërave bazuar edhe në infrastrukturën e ndërtuar deri tash, e e cila planifikohet të përdoret për këto Lojëra.

Shembull, Stadiumi Nacional në të cilin parashihet hapja e Lojërave dhe ndeshje futbolli, ekziston veç si plan. Për të s’ka as lokacion.

Stadiumi në Mitrovicë në anën tjetër ka përfunduar si gërmadhë në qendër të qytetit, njëjtë sikurse ai i Gjilanit, në të cilët planifikohen garat e atletikës, respektivisht futbollit.