Kurti e “pensionon” Ramën para kohe “Gjej punë gjatë vjeshtës”

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, janë përplasur me deklarata gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit të një çerdhe.

Kurti e “pensionon” Ramën para kohe “Gjej punë gjatë vjeshtës”

Albin Kurti dhe Përparim Rama në Bardhosh të Prishtinës

Në një skenë që më shumë ngjante me një tubim fushate parazgjedhore sesa me një ceremoni zyrtare, në përurimin e një çerdhe në Bardhosh, kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk kurseu “thumbat” ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke e paralajmëruar që nuk do të jetë më i pari i kryeqytetit.

“Rama pas vjeshtës duhet të gjej një punë tjetër”, tha Kurti duke e shpallur joformalisht fundin e mandatit të kryetarit aktual të Prishtinës, derisa partia e Kurtit – Lëvizja Vetëvendosje synon që ta fitoi garën për kryeqytetin përmes kandidatit të saj Hajrulla Çekut në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Ky “kunj” i Kurtit ndaj Ramës erdhi si përgjigje ndaj thirrjes publike që ky i fundit i bëri kryeministrit në detyrë për të zhbllokuar buxhetin e Komunës, duke përmendur projekte madhore që kanë mbetur pezull për shkak të, siç tha ai, mungesës së bashkëpunimit nga niveli qendror.

“Kemi edhe një numër të madh të projekteve në kryeqytet që unë kisha dashur me ju lut kryeministrit në detyrë publikisht që të zhbllokojë buxhetin e kryeqytetit, i cili tashmë është i bllokuar. Projekte të mëdha si unaza e kryeqytetit që është në vlerë prej 206 milionë. Janë projekte për kryeqytetin”, theksoi Rama.

Përparim Rama nga LDK-ja, Hajrulla Çeku nga LVV-ja, Uran Ismaili nga PDK-ja, Bekë Berisha nga AAK-ja dhe Besa Shahini nga PSD-ja do të përballen për postin e të parit të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin