Fshehtësinë e di Prishtina Kush janë kandidatët që synojnë ta udhëheqin kryeqytetin?

Në garë për Prishtinën, deri më tani, janë pesë kandidatë. Tre prej tyre me gjasa reale për ta marrë drejtimin e kryeqytetit, ndërsa dy prej tyre pa ndonjë mundësi reale.

Fshehtësinë e di Prishtina Kush janë kandidatët që synojnë ta udhëheqin kryeqytetin?

Komuna e Prishtinës

Gara për Prishtinën do të jetë sërish e fortë. Përparim Rama, Hajrulla Çeku, Uran Ismaili, Bekë Berisha e Besa Shahini do të përballen për postin e të parit të Prishtinës, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Njëri kërkon një shans të dytë, tjetri lë ekzekutivin qendror për komunën, një tjetër kthehet në revansh, ndërsa dy të tjerët shfaqen si sfidantë në një garë pa gjasa reale për ta.

Por, çfarë përfaqësojnë këta kandidatë dhe cilat janë gjasat e secilit?

Përparim Rama – Lidhja Demokratike e Kosovës

Arkitekti i ardhur nga Londra kërkon edhe një herë besimin e prishtinasve për të përfunduar “projektet” e nisura. Për katër vjet kryetar, Rama nuk numëron ndonjë arritje madhore. Ndonëse në vitin e fundit ka nisur projektin e një sheshi të ri, nga Hotel Grand te Katedralja, ai është bllokuar nga ministria që udhëhiqet nga njëri prej sfidantëve të tij – Hajrulla Çeku.

Ai ka provuar të kryejë teste me mbyllje rrugësh, në përpjekje për të lehtësuar qarkullimin, por trafiku vazhdon të jetë i stërngarkuar. Pastrimi i qytetit ka mbetur në pikën zero – i përcjellë me akuza mes tij dhe drejtuesve të Kompanisë “Pastrimi”. Një projekt madhor, ai i Rrugës A, që po ashtu pati telashet e veta gjatë realizimit, nuk dihet ende nëse do ta ketë shiritin e prerë para zgjedhjeve. Dy vjet qeverisi me Partinë Demokratike të Kosovës – për t’i ndarë rrugët, sic u tha, për një tokë në Badovc. Komuna e Prishtinës kishte marrë vendim për të kryer një këmbim ndërmjet pronës komunale dhe pronës private që dyshohej se ishte bërë mes ish-klientit të kryetarit Rama dhe një biznesmeni, të cilin e kishte kundërshtuar kategorikisht PDK-ja.

Të qenurit në qeverisjen aktuale dhe duke pasur prapa vetes një parti historikisht të fortë në Prishtinë, Lidhjen Demokratike të Kosovës, e bën atë një pretendent të fortë edhe për një mandat.

Perparim Rama

Hajrulla Çeku – Lëvizja Vetëvendosje

Hajrulla Çeku ishte zgjidhja finale e Vetëvendosjes për Prishtinën, ndonëse në opinion përflitej emri i Glauk Konjufcës. Çeku, që vjen nga Prizreni, tash e katër vjet drejton Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Politizimi i institucioneve kulturore, mungesa e theksuar e investimeve në sport dhe rastet e raportuara të keqpërdorimeve në ministri, si dhe bllokimi i punimeve të Komunës së Prishtinës – me pretendime për mungesë lejesh në mbrojtje të trashëgimisë kulturore – janë pesha që merr me vete ai në këtë garë.

Çeku ka qenë dikur pjesë aktive e shoqërisë civile. Ai mbahet mend në atë kohë për një platformë për “puç” kundër qeverisjes së Thaçit, të cilën e kishte ndarë me pjesëtarë të tjerë të shoqërisë civile në atë periudhë.

Kandidimi nga partia që drejton qeverinë dhe ka fituar zgjedhjet nacionale është përparësia e tij në këto zgjedhje.

Hajrulla Çeku

Uran Ismaili – Partia Demokratike e Kosovës

Uran Ismajli kandidon për herë të dytë për pozitën e Kryetarit të Komunës së Prishtinës. Në zgjedhjet e 2021, ai kishte marrë rekord votash në raport me kandidatët e mëparshëm të PDK-së. Si një nga deputetët më të votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, Ismaili hyn në garë përsëri me përvojën e fushatës së kaluar, e cila kishte tërhequr interes së madhe për shkak të kreativitetit të saj.

Ismajli, ndonëse s’ka pasur post ekzekutiv, ka bashkëqeverisur me Ramën në Prishtinë për dy vjet. Kjo është edhe barra që do ta ketë ai në këto zgjedhje.

Duke pasur parasysh rezultatin fantastik të 2021-së, por edhe keqqeverisjen aktuale, Ismaili ka gjasa reale që për herë të parë në histori të PDK-së ta qojë këtë parti në balotazh, duke e bërë kështu një pretendent serioz për ta marrë drejtimin e kryeqytetit.

Bekë Berisha – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Deputeti i njohur për stilin e veçantë dhe fjalorin pa doreza, Bekë Berisha ia ka mësyrë garës për kryeqytetin, ndonëse gjasat që të fitojë i ka tejet minimale. Berisha, i cili në zgjedhjet lokale të 2021 ishte kandidat i AAK-së për komunën e Istogut, pritet që me karizmin e tij, ta bëjë fushatën interesante.

Besa Shahini – Partia Socialdemokrate

Ish-ministre e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, hyn në garë si kandidate e Partisë Socialdemokrate dhe si gruaja e vetme aktualisht në këtë garë. Me një program të majtë, ajo kërkon të sfidojë logjikën e betoneve dhe projekteve pa frymë sociale. Në paraqitjet fillestare të saj, Shahini ka propozuar, ndër të tjera, arsim publik cilësor, strehim të përballueshëm dhe barazi gjinore si gurë themeli të një Prishtine për të gjithë. Edhe Shahini, e cila e ka shpallur e para kandidaturën, gjasat i ka shumë të vogla për të marrë drejtimin e kryeqytetit. Ndryshe, Shahini është edhe gruaja e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj.

Besa Shahini

Në zgjedhjet e 2021-së, ndonëse pritej që Arben Vitia i VV-së të fitonte në raund të parë, shkoi në balotazh me Ramën e LDK-së. Ky i fundit, me mbështetjen e Ismailit të PDK-së, arriti që ta fitonte kryeqytetin.

A do të ketë kësaj radhe befasi?

LAJME

“QITNI SUBVENCIONET” Ministria e Bujqësisë ende nuk ua ka dhënë paratë mijëra fermerëve përfitues

REZERVAT SHTETËRORE “Rozeta Hajdari është dhe ndjehet fajtore”

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

FAKT YOU

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos